Keisi dhe Stresi janë përfolur gjithmonë për lidhjen e tyre dhe problemet që kanë hasur. Përmes postimeve që kanë bërë në rrjetet sociale kohët e fundit, çifti ka treguar se lidhja e tyre është stabilizuar dhe pavarësisht largësisë ata e suportojnë njëri-tjetrin gjithmonë.

Stresi ndodhet në Shqipëri duke u marrë me projektet e tij muzikore, ndërsa Keisi po vazhdon jetën e saj në Kanada.

Së fundmi ajo ka publikuar në “Instastory” një foto e veshur shumë seksi me të bardha, ulur në një makinë luksoze dhe shkruan se po shkon në një takim romantik.

“Takimet (romantike) që bëhen gjatë ditës janë më të mirat“, ka shkruar Keisi duke ngjallur sërish dyshime për një ndarje të mundshme nga Stresi. /tvklan.al