Sridevi Kapoor, aktorja e famshme në Bollywood, është ndarë papritur nga jeta në moshën 54-vjeçare. Familja e aktores thotë se Sridevi humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak. 54-vjeçarja ishte në Dubai së bashku me familjen për dasmën e nipit të saj.

Ajo konsiderohej si një nga superstaret e filmave në Indi, ku gjatë 5 dekadave ka luajtur në më shumë se 150 filma. Që prej moshës 4-vjeçare, Sridevi Kapoor kishte marrë pjesë në shumë filma indianë.

Lajmi për vdekjen e superstares së Bollywood bëri që të reagonin shumë aktorë dhe politikanë.

Kryeministri indian Narendra Modi ka shkruar në rrjetet sociale se është

“i pikëlluar nga vdekja e parakohshme aktores së njohur Sridevi”

, ndërsa Presidenti Ram Nath Kovind tha se ndarja nga jeta e 54-vjeçares ka pikëlluar miliona fansa të saj.

Edhe kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan reagoi në Twitter:

“U gëzova shumë kur takova ikonën e Bollywood Sridevi gjatë udhëtimit tim të fundit në Indi. Është e trishtë të dëgjosh lajmin për vdekjen e një aktoreje kaq të talentuar”

. /

tvklan.al