Aktori nuk është parë në koncertet e këngëtares
Historia e dashurisë e Taylor Swift dhe Joe Alwyn ka mbaruar. Këngëtarja dhe aktori, të cilët kanë qenë së bashku për më shumë se gjashtë vjet, janë ndarë.
Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë koment për jetën e tyre personale. Mirëpo, këngëtarja 33-vjeçare aktualisht është në mesin e turneut të saj ‘Eras’ Tour.
Aktori nuk ka qenë as në asnjë paraqitje të saj për të mbështetur partneren e tij, siç ka bërë gjithmonë. Edhe pse publiku shpresonte që më në fund çifti të hidhte hapin e radhës në lidhjen e tyre, në fund ndodhi ndarja.
Thashethemet se ata ishin fejuar rreth dy vite më parë nuk u konfirmuan asnjëherë. Të dy u takuan në Met Gala 2016 dhe disa muaj më vonë, ata filluan të takoheshin.
Mirëpo, lidhja e tyre u bë publike një vit më vonë, në vitin 2017. Si këngëtarja ashtu edhe aktori preferuan ta mbanin romancën e tyre larg syrit të publikut.
Klan News