Kjo javë që vjen sipas astrologes Chrysanthi Kalogeri do të sjellë finalizimin e shumë marrëdhënieve apo raporteve të 12-të shenjat e horoskopit. Siç e thotë vetë astrologia në emisionin “Shije Shtëpie” në këtë periudhë do të ndahet “shapi nga sheqeri”.
Chrysanthi Kalogeri tha se këtë të dielë, në datën 13 Prill, do të ndodhë eklipsi i Hënës së plotë në shenjën e Peshores, njëkohësisht Afërdita kthehet në kurs të drejtë. Prandaj shumë shenjat do të hasin ndryshime në të gjitha sferat e jetës.
“Ka finalizime të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve. Çfarë na ka preokupuara në marrëdhëniet personale, profesionale dhe ato familjare, disa gjëra që kanë dalë në periudhën e dytë të 2024-ës, deri në muajin Maj do të finalizohen. Nëse diçka nuk finalizohet tani do të ngelet deri në Shtator me eklipsin e 21 Shtatorit. Atje do të ndahet shapi nga sheqeri. Gjërat do të marrin rrugën e zgjidhjes. Të gjithë ata që do të hyjnë në një bashkëpunim financiar apo në një marrëdhënie personale, do të testohen në Shtator. Kemi një periudhë shumë të rëndësishme ku finalizohet marrëdhëniet e çdolloji. Ditën e dielë do të kemi Hënë e plotë në shenjën e Peshores dhe njëkohësisht Afërdita kthehet më në fund në kurs të drejtë. Nuk do të kemi më planete në prapavijë, të gjitha çështjet që kanë dalë, tani do të vazhdojnë të marrin rrugën e zgjidhjes deri në Maj”, tha astrologia.
Dashi – Do të gjeni zgjidhje për problemet e së kaluarës dhe do ju preokupojnë çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e bashkëpunimet profesionale. Disa nga problemet që nuk do i zgjidhni tani do i hasni përpara. Deri në Maj do të merrni vendime përfundimtare për marrëdhëniet personale e ato profesionale. Mos humbisni vëmendjen dhe qëndroni të përqendruar kryesisht në çështje të rëndësishme nga data 16 e deri në datën 18. Njëkohësisht do të evitoni shpenzimet e tepërta.
Demi – Është momenti që me Hënën e plotë, e cila zhvillohet në datë 13 duhet të përqendroheni më tepër në jetën intime. Duhet të gjeni kohën që të çlodheni dhe të kaloni bukur me të tjerët dhe të përpunoni planet. Paralelisht mos u jepni ekzagjerim fjalëve që do të dëgjoni, gjithashtu dhe mendimeve tuaja sa i takon sferës financiare dhe asaj profesionale. Disa herë i mendoni më të zmadhuara ose më negative se sa në realitet janë. Do të keni diskutime sa u takon këtyre temave, ku në këto diskutime do të ketë hiperbolizime më shumë se sa duhet. Në fund të javës do të largoheni dhe do zgjidhni probleme e çështje familjare. Nga data 19-20, mund të bëni punime në shtëpi. Duhet të jeni të përmbajtur nga data 19 deri në datën 21.
Binjakët – Do të jeni shumë aktivë dhe socialë. Do takoni miq e shokë, ku do të flisni më shumë se zakonisht. Nga data 15 e deri në datën 18 mund të zhgënjeheni nga pritshmëritë tuaja apo nga bisedat që bëni. Kujdes edhe në bisedat në sferën profesionale. Nga data 17 e deri në datë 22 përqendrimi juaj do të jetë më tepër në sferën profesionale, financiare, ku do të jeni të detyruar që të merrni vendime.
Gaforrja – Është një moment që duhet të fokusoheni më tepër në sferën profesionale, por duhet që të keni një ekuilibër mes jetës profesionale dhe asaj familjare. Do të keni një mbingarkesë. Kujdes në bisedat që bëni në punë. Mos krijoni keqkuptime, kujdes se çfarë mbresash u lini të tjerët. Mos merrni vendime përfundimtare gjatë kësaj jave për shpenzime serioze dhe shpenzime që kanë të bëjnë me një investim të madh. Futeni në një periudhë, ku do të keni shumë të ardhura, por paralelisht me të ardhurat do të keni dhe shpenzime të papritura.
Luani – Fokusi juaj gjatë kësaj periudhe është në jetën personale, karrierë, por paralelisht dhe në sferën profesionale. Jini shumë të vëmendshëm sepse që nga data 18 edhe deri në 2 muajt në vazhdim do të jetë një periudhë shumë aktive për ju. Do të veproni dhe do realizoni dyfishin e punës, por me lehtësi mund të humbisni kontrollin dhe të hyni në konflikte. Ju të lindurit në ditët e para të shenjës duhet të jeni shumë të kujdesshëm nga data 19 e deri në datën 25. Nga data 16 deri në datën 18 ju jepet mundësia që të bëni një udhëtim dhe të rishikoni edhe një herë planet tuaja.
Virgjëresha – Në fokus do jenë marrëdhëniet e bashkëpunimet. Marrëdhëniet e çdolloji. Nga tani e deri në Shtator do të vendosni për një martesë, për të lidhur një kurorë. Por mund të ndodhë edhe e kundërta, të merrni vendimin që t’i jepni fund një marrëdhënie ose ta çoni atë në baza më të forta. Do të takoni njerëz të rëndësishëm që do të lenë gjurmë në jetën tuaj dhe do të jenë gjithashtu një mbështetje e madhe për planet që keni. Por, nga data 16 e deri në datën 19 kujdes në veprimet që bëni në çdo aspekt të jetës. Do të keni zhvillime shumë të mira në jetën erotike.
Peshorja – Tema kryesore për ju janë marrëdhëniet e bashkëpunimet. Do keni takime ku do jeni më afër me personin e zemrës dhe këto do jenë shumë intime. Do gjeni mbështetjen që doni. Kujdes në vendimet që do merrni, nuk është koha e duhur për ta bërë. Njëkohësisht do të gjendeni në një rreth shoqëror ku do gjeni mbështetjen e duhur për ato që do ju preokupojnë. Mos u ushtroni presion të tjerëve për një zgjidhje që kërkoni, fokusohuni më shumë në forcat tuaja.
Akrepi – Kujdesuni pak më tepër për shëndetin tuaj, për një mënyrë jetese më të shëndetshme. Do jeni shumë të ngarkuar në punë, do keni shumë obligime, por duhet të tregoheni më të organizuar në përditshmëri. Pra të bëni një program të tillë, që të mos i lini vend hutimit. Do gjeni një punë të re dhe fokusohuni më tepër në karrierë. Do të jeni shumë produktivë, por jini të kujdesshëm nga data 19 deri në datën 21 në bashkëpunimet e çdolloji.
Shigjetari – Jeta personale dhe familjare do të jetë në qendër të vëmendjes. Mund të jenë disa çështje që kanë të bëjnë me pronën, në të tilla raste duhet që ta ruani shumë qetësinë. Nuk është momenti që të merrni vendime përfundimtare në lidhje me çështje serioze. Ju të lindurit në ditët e para të shenjës mund të udhëtoni dhe të keni disa fitime atje kur nuk e prisni, në lojëra fati. Mjafton që të mos nxitoheni dhe të shkoni në gabime.
Bricjapi – Një nga fushat kryesore të jetës suaj do të jetë karriera, familja dhe shtëpia. Këto të fundit do ju preokupojnë pak më tepër. Mund të merrni vendime për të ndryshuar banesën, për të bërë ndryshime dhe mirë do të ishte që të këto vendime t’i merrni nga java tjetër. Do të kaloni në një periudhë shumë erotike. Do preokupoheni më tepër në sferën financiare dhe në investime të tjera për të cilat duhet të jeni shumë të kujdesshëm nga data 19 e deri në datën 25.
Ujori – Një nga pikat kyçe për ju do të jenë financat. Zhvillimet financiare, që do ju preokupojnë në lidhje me familjen, pronën apo shtëpinë dhe do të marrin zgjidhje. Paralelisht nga data 19 e deri në vazhdim do të fokusoheni më tepër në çështje që kanë të bëjnë me familjen, pronën. Shumë të kujdesshëm duhet të jeni në marrëdhëniet e bashkëpunimet. Do të keni dhe shumë takime me njerëz shumë të rëndësishëm, që do u japin ide për zgjidhjen e shumë çështjeve. Kujdes me takimet që do të kemi në datat 16-18.
Peshqit – Vendimet në lidhje me marrëdhëniet do të jenë një nga preokupimet tuaja gjatë kësaj periudhe. Është një periudhë shumë e rëndësishme për ju të lindurit në 10 ditëshin e fundit të shenjës e sidomos në 6 ditët e fundit, ku do të merrni vendime përfundimtare për shumë gjëra, marrëdhëniet dhe zhvillimet. Duhet të kujdeseni pak më shumë për shëndetin duke filluar nga data 18 e deri për 2 muaj. Do të jeni shumë të fokusuar në punë për të arritur synimet tuaja./tvklan.al