Aktori një fans i flaktë i kazinove

Çifti Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po udhëtojnë  nëpër Mesdhe, por midis shëtitjeve romantike aktori i njohur amerikan shijoi një nga pasionet e tij më të mëdha, bixhozin.

Sipas gazetës “Page Six” 48-vjeçari u ndal gjatë fillimit të kësaj jave në një kazino në Monte Carlo, ku ai kaloi disa orë të tëra në tavolinat e kazinos teksa u shfaq i veshur me një kostum të zi dhe një këmishë të bardhë.

Aktori nuk ishte i vetëm pasi në tavolinën e kazinos mësohet se ka qenë nën shoqërinë e këngëtares bukuroshe.

Dyshja ndezën romancën e tyre në muajin Prill pas 17 vitesh dhe që nga dita  e ribashkimit ata të dy kanë qenë në qendër të vëmndjes nga mediat rozë. Ata e kaluan pjesën më të madhe të muajit Korrik  duke vizituar Europën. Çifti patën mundësi gjithashtu të shijonin disa ditë pushimi nga riviera e bukur franceze dhe ajo italiane.

Klan News