Napoli nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Venezias në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serinë A.

Një hap fals nga të kaltrit, në luftën për titullin kampion. Ishte një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja ekipet, që kishin rastet e tyre për shënim, por nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë.

Me këtë barazim, Napoli mbetet në vendin e dytë me 61 pikë dhe i jep mundësinë Interit të shkëputet në krye.

Gjithashtu  skuadra e Antonio Contes rrezikon të zbresë në vendin e dytë, në rast se Atalanta fiton ndaj Interit. Në krahun tjetër Venezia mban vendin e parafundit me 20 pikë të grumbulluara.

Standings provided by Sofascore

/tvklan.al