Ndalet Real, nuk merr kreun



Ndalet Real, nuk merr kreun

22:38 10/01/2021

Barcelona afrohet me vendin e parë

Barcelona vijon rrugën e fitoreve në La Liga, duke mbajtur vendin e tretë. Katalanasit fituan bindshëm, 0-4 në transfertë ndaj Granada. Një sukses që afron me kreun, edhe pse Atletico e Real kanë ndeshje më pak.

Kur Messi dhe Griezmann janë në formë, Barça është e pathyeshme. Ndeshja nisi mirë me Griezmann që shënoi në minutën e 12 pas një pasimi të Busquets.

Më pas skenën e mori Messi me dy golat e tij njërin më të bukur se tjetrin, ndërsa pjesa e parë u mbyll 3-0. Pjesa e dytë nuk dhuroi shumë përveç golit të katërt të Griezmanit. Për francezin shërbeu Dembele. Barcelona e ka nisur mirë vitin me fitoren e dytë radhazi. Katalanasit afrohen më shumë me Realin dhe Atleticon.

Real Madrid gaboi gjithçka në ndeshjen kundër Osasuna. Kampionët e Spanjës nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0 në transfertë kundër modestëve të La Liga.

Madrilenët u shfaqën pa grintë dhe nuk kishin shpirtin e duhur të garës. Ata dominuan lojën, por nuk arritën që të gjenin golin. Shanset e pastra për shënim munguan, ndërsa Osasuna u mbrojt mirë.

Vendasit ishin të vendosur mirë në mbrojtje dhe rreshtimi i tyre nuk u depërtua nga Hazard, Asensio dhe Benzema. Real tashmë mbetet në vendin e dytë me 37 pikë, një më pak se Atletico dhe 3 më shumë se Barcelona.

Tv Klan






Të ngjashme