Bursat shënuan rënie për herë të parë pas 2 javësh

Pas një jave rritje të fortë, çmimi i naftës së papërpunuar këtë të mërkurë shënoi rënie në  ndërkombëtare.

Në bursën e Teksasit një fuçi naftë e papërpunuar u shit për 82.5 Dollarë, duke shënuar një rënie me afro 1.2 për qind.

Të njëjtin trend ka ndjekur çmimi i arit të zi edhe në bursën e Londrës, ku një fuçi naftë e papërpunuar u shit me 86.5 Dollarë.

Vlen të theksohet se bëhet fjalë për çmimet e naftës për kontratat e lidhura për muajin Prill.

Tv Klan