Bardheblutë barazojnë me Kastriotin 1-1, nuk ka gola në sfidën mes bluve dhe durrsakëve

Dy ndeshjet e para të javës së tretë të Kategorië Superiore kanë përfunduar në barazim dhe në total kanë dhuruar dy gola.

Kastrioti dhe Tirana e mbyllën takimin 1-1 në Kamzë dhe bardheblutë marrin barzimin e dytë radhazi pas atij kundër Egnatias.

Kastrioti kaloi i pari në avantazh në mintuën e 41 me autor Karakacin, që humbi penalltinë, por u tregua i shpejtë dhe realizoi.

Bardheblutë e nisën me vrull pjesën e dytë dhe në minutën e 49 gjetën golin e barazimit me anë të Seferit.

Krutanët marrin pikën e parë pas 3 ndeshjes së luajtura, ndërkohë që Tirana shkon në kuotën e 5 pikëve.

Teuta dhe Dinamo e mbyllën pa gola sfidën e luatjur në “Arena Egnatia”.

Si durrsakët ashtu edhe kryeqytetasit marrin barazimi e dytë radhazi në Superiore, ndërsa në renditje kanë pikë të barabarta, nga 5.

Ndeshja ishte e luftuar mes të dyja skuadrave, por asnjë prej tyre nuk arriti ta thyente mbrojtjen kundërshtare.

Klan News