Ndalimet për grabitjen në Rinas, reagon Rama – TV KLAN

Ndalimet për grabitjen në Rinas, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një zhvillim inkurajues ndalimin e 4 personave të përfshirë në grabitjen e Rinasit më 9 Prill.

Ndalimi i 4 personave të përfshirë në grabitjen e aeroportit,një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit. Policia e Shtetit duhet të provojë përditë se sa më shumë sulmohet e baltoset,aq më shumë rritet forca e saj goditëse”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Më herët të hënën Policia e Shtetit konfirmoi zyrtarisht ndalimin e 4 personave, si autorë të dyshuar të përfshirë në grabitjen e 9 Prillit në Aeroportin e Rinasit.

Ata janë Oltian Veseli, 38 vjeç, banues në Krujë, Alkon Bengasi, 34 vjeç, banues në Elbasan, me banim të përkohshëm në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, Renaldo Sula, 25 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan dhe Saimir Çela, 28 vjeç, lindur në Kajan Elbasan dhe banues në Elbasan.

Në grabitjen e ndodhur në pistën e avionëve në Aeroportin e Rinasit mbeti i vrarë Admir Murataj, ndërsa 4 bashkëpunëtorët e tij arritën të largoheshin me 6.5 milionë eurot e grabitura. /tvklan.al

Kategori
PolitikaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*