Mijëra qytetarë në Poloni kanë dalë në protestë pas vendimit të Gjykatës së Lartë që ndalon pothuajse plotësisht abortin.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se policia ka përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve, të cilët dolën në sheshin kryesor të Varshavës kundër vendimit të gjykatës.

Protestuesit u përplasën me policinë, pasi shkuan pranë shtëpisë së zëvendës Kryeministrit, Jaroslaw Kaczynski.

Në ditë më parë Gjykata e Lartë u shpreh se aborti do të cilësohet antikushtetues. Tashmë në Poloni mund të abortohet vetëm në raste përdhunimi ose incesti, ose për të mbrojtur jetën e nënës.

Ligjet e abortit në Poloni janë tashmë ndër më të rreptat në Evropë, pasi vitet e fundit janë forcuar shumë./tvklan.al