Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” në Tv Klan për të folur në lidhje me kërkesën e SPAK për të ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij.
I pyetur nëse një ndalim i tij në shtëpi do t’i jepte Lulzim Bashës më shumë pikë, Berisha tha përkundrazi, kjo do t’i rriste pikë vetëm Partisë Demokratike dhe do të jetë një shtytje më e madhe në betejën kundër diktaturës.
Sa i përket Bashës, Berisha theksoi se ai është “një vegël në xhepin e Ramës”.
Blendi Fevziu: A rrezikon që një ndalim i juaj në shtëpi nëse merret masë arresti të çojë në rritjen e pikëve apo përqindjeve që mund të marrë Lulzim Basha si kryetar i PD-së, ne quajmë zyrtare.
Sali Berisha: (Qesh) Taulant Balla? Përkundrazi! Ai dëshmon thjesht… ku është ai? Ai dëshmon që është një vegël në xhepin e Edi Ramës.
Blendi Fevziu: Ai bëri një pritje, një takim për festën e partisë.
Sali Berisha: Unë besoj se kjo do t’i rrisë pikët Partisë Demokratike. Jam i bindur që do të rrisë pikët. Jam i bindur që kjo do të jetë një shtytje më e madhe për demokratët në betejën kundër diktaturës./tvklan.al