
Ndalimi i tubimeve, “Kushtetuesja” vendos sot
08:22 02/03/2021
Gjykata Kushtetuese merr sot në shqyrtim kërkesën e Partisë Republikane sa i përket kundërshtimit të vendimit të qeverisë për ndalimin e grumbullimeve mbi 10 persona gjatë fushatës zgjedhore.
Përfaqësuesit e kësaj partie këtë vendim e cilësuan si të padrejtë pasi shkakton pabarazi në garën zgjedhore sidomos për partitë opozitare të cilat nuk mund të zhvillojnë takime dhe shpalosin programin e tyre me qytetarët për shkak të protokolleve anti-covid.
Që prej vendosjes së këtij urdhri, policia nuk ka kursyer së gjobituri as politikanët që nuk e kanë respektuar këtë vendim.
Klan News