Qeveria e Britanisë së Madhe ka njoftuar sot se në listën e vendeve që nuk do të lejohen që qytetarët e tyre të udhëtojnë drejt Britanisë do të jenë dhe Filipinet, Pakistani, Kenia dhe Bangladeshi.

Vendimi për ndalimin e udhëtarëve nga këto vende do të futet në fuqi javës që vjen. Këto vende po i shtohen “listës së kuqe”, për shkak të rregullave të Covid dhe frikës për përhapjen e varianteve të reja.

Më 9 Prill, vizitorëve ndërkombëtarë që kanë udhëtuar nga ose nëpër ato vende në 10 ditët e mëparshme do t’u refuzohet hyrja në Britani.

Përjashtim nga këto rregulla do të kenë ata që kanë pasaporta britanike ose irlandeze, por dhe personat me të drejtë qëndrimi në vend. Por këta persona janë të detyruar që të qëndrojnë të izoluar në një hotel për 10 ditë, ku shpenzimet janë të mbuluara nga qeveria.

Cilat vende që janë në listën e kuqe

Gati 40 vende janë aktualisht në listën e kuqe të qeverisë së MB për vendet nga të cilat udhëtimi është i ndaluar: Omani, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe; Angola, Botsvana, Burundi, Kepi Verde, Republika Demokratike e Kongos, Esëatini, Etopia, Kenia, Lesoto, Malavi, Mozambiku, Namibia, Ruanda, Seychelles, Somalia, Afrika e Jugut, Tanzania, Zambia, Zimbabve; Bangladesh, Pakistan, Filipine; Argjentina, Bolivia, Brazili, Kili, Kolumbia, Ekuadori, Guiana Franceze, Guajana, Panama, Paraguai, Peruja, Surinami, Uruguai, Venezuela./tvklan.al