Njëzet emigrantë të paligjshëm që vinin nga vendet e Lindjes janë ndaluar në Bilisht. Shtetasit e huaj të ndarë në dy grupe janë ndaluar në afërsi të doganës së Kapshticës dhe qytetit të Bilishtit.

Ata janë dërguar në qendrën pritëse në Babrru. Aty do të plotësojnë dokumentacionet përkatëse për t’u kthyer sërish në vendet e origjinës. /abcnews.al