PistoletaDy nxënës të shkollës së mesme Aleksa Buda në Tiranë janë kapur me dy armë zjarri të tipit pistoletë. Ndalimi i tyre është bërë nga forcat e komisariatit të Policise nr.3, pas informacioneve se ata ishin të paisur me armë zjarri në shkollë. Ndërhyrja e policisë është bërë në momentin e duhur duke shmangur ndoshta një ngjarje të rëndë. Nxenësit janë të ditëlindjes 1997 dhe 1998.

Kjo ngjarje sjell edhe nje here ne qendër te vemendjes sigurinë në shkollat e Tiranës.

Pak javë më parë një nxënës 16 vjeçar i shkollës, Partizani mbeti i plagosur me thikë gjatë një sherri banal para oborrit të kësaj shkolle.

 

redaksia/ tvklan.al