Motori i kërkimit të informacionit, Google, duke filluar nga 18 Gushti do të ndalojë të gjitha reklamat dhe informacionet që promovojnë teoritë konspirative në lidhje me Covid-19 dhe do të penalizojë faqet që shkelin rregullat.

Një zëdhënës i kompanisë Google theksoi se do të aplikojnë politika të tjera shtrënguese, pasi një informacion i tillë është i dëmshëm. Ndër teoritë e komplotit që kanë qarkulluar muajin e fundit, është ai se virusit u zbulua në një laborator kinez dhe ajo e nxjerrjes së vaksinës që mbështetet nga themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates.

Motorët e kërkimit nga kompania Google do të lejojnë vetëm institucione të caktuara që të publikojnë njoftime në lidhje me pandeminë, ku përfshihen organizatat qeveritare dhe profesioniste të shëndetit. Nëpërmjet kësaj strategjie, Google do të parandalojë çdo aktivitet spekulativ në lidhje me furnizimin e medikamenteve mjekësore.

Gjatë pandemisë, një përpjekje e suksesshme ishte edhe nga Facebook, pas apelit të BE ndaj rrjeteve sociale për të penguar përhapjen e lajmeve të rreme mbi Covid-19.

Është e paqartë se cilat përmbajtje të publikuara nga website do të shkelin rregullat e reja të vendosura nga Google. Ku disa site mund të rrezikojnë edhe të mbyllen. Rasi i gazetës “The Epoch Times”, e cila ka publikuar mjaft teori komploti mbi Covid-in, Google nisi ndërprerjen e reklamave të saj.

Sipas Google, gazeta përhapte teori konspirative dhe nxiste ndjenja racizmi nëpërmjet komenteve. Pas disa ndryshimeve nga menaxherët e gazetës, Google konfirmoi se javën e kaluar riktheu reklamimin e faqes.  

Klan Plus