Policia e Lezhës ka ndaluar një person të shpallur në kërkim për veprën penale “vrasje të mbetur në tentativë”.

Dyshohet se D.R është autori i plagosjes së një personi në Mabë të Lezhës më 21 Qershor.

Autoritetet ushtruan kontrolle në disa banesa ku dyshohej se ishte fshehur 40-vjeçari. Shoqërimi i tij u bë pas punës së mirëoganizuar dhe bashkëpunimit me familjarët.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al