Në tryezë pa celular. Ky është rregulli i ri që nis të aplikohet në restorantet e New York. Dhe arsyeja nuk është vetëm çështje edukate dhe etike, por obsesioni për të bërë foto ngadalëson ritmin e shërbimit dhe e përkeqëson atë.

Pjatat e shërbyera me përkushtim mund të ftohen dhe nuk vlerësohet siç duhet gatimi, për shkak se klientët e kanë mendjen tek fotot.

Sipas New York Times, iniciativa është ndërmarrë fillimisht nga një restorant italian në Manhattan, pronari dhe kuzhinieri i të cilit nga Nëntori i kaluar nisi eksperimentin e darkës në mungesë të teknologjisë.

Marco Canora tregon se u kërkohej klientëve të linin smartphone-ët në një kuti të mbyllur shumëngjyrëshe mbi tavolinë, të paktën pa ju përgjigjur për një orë.

Ai rrëfen se klientët janë bindur dhe madje e kanë vlerësuar nismën e re, duke fokusuar kështu komunikimin në tryezë me familjarët, fëmijët apo miqtë, siç bënin dikur.

Klan Plus