Një film i produksionit serbo-rus, në stilin e filmave aksion amerikanë, tregon historinë kur forcat nga Moska vendosin të marrin Aeroportin e Prishtinës në Sllatinë. Forcat ruse në fakt ishin futur në Kosovë, por për një betejë të tillë nuk dihet shumë. Ata janë tërhequr nga misioni me KFOR-in katër vite më vonë.

Kështu ka qenë premiera në kryeqytetin serb. Atmosferë festive. Ky film nxiti reagime në Serbi dhe Rusi. Kështu disi ishte planifikuar të shfaqej edhe në qytetin e Bujanocit, në jug ku shqiptarët e serbët jetojnë bashkë.

Jeton Ismaili, drejtor i shtëpisë se kulturës, të cilën e kontrollon komuna, ka marrë vendim për ta ndaluar shfaqjen e këtij filmi. Ai beson se një gjë e tillë mund të ngrinte tensionet në këtë qytet. Vendimin e marrë nuk e kthen dhe thotë se shtëpia e kulturës është e gatshme për bashkëpunime, por për të afruar popullin.

Produksioni i filmit nuk e ka komentuar këtë ngjarje shumë. Por, në Serbi reagimet kanë qenë të shumta. Ndalimin e filmit e kanë komentuar edhe zyrtarët.

Vlladan Vukosavljevic, Minister i Kultures në Serbi: Besoj se këtë situatë do ta zgjedhim me mendje të shëndoshë. Presim që qeverisja lokale do të marrë një lëvizje të kuptueshme. Gjithsesi ky lajm nuk është i mirë pasi nuk janë në pajtueshmëri me politikat kulturore dhe as me politikat e këtij shteti apo pushteteve lokale. Këtë e trajtojmë si një incident, natyrën e së cilit jemi duke e verifikuar.

Por, në Bujanoc kjo nuk bën përshtypje. Ismaili thotë se nuk e tërheq vendimin. Pak projekte të përbashkëta artistike ka në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Historitë e luftës duket se pas dy dekadave e kanë mexhën më të gjatë.

Tv Klan