Në kuadër të një procedimi penal të vitit 2018, Prokuroria e Përgjithshme ka ndaluar ish-drejtorin e Spitalit të Beratit, Idlir Frashëri sëbashku me juristin e po të njëjtit spital, Alfred Lulajn.

Ata dyshohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumenteve i kryer në bashkëpunim”.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë Frashëri dhe Lulaj

 “kanë bërë blerje të mallrave mjekësore (antibiotikë) në kundërshtim me ligjin. Më pas për të justifikuar veprimtarinë e paligjshme të tyre kanë futur në dosjet e blerjeve një kërkesë gjoja sikur mjekët e spitalit kërkonin ilaçe”.

Organi i akuzës thotë më tej se hetimet vazhdojnë, pasi do të verifikohen të gjitha procedurat në lidhje me mënyrën se si kanë dale medikamentet mjekësore nga Farmacia e Spitalit të Beratit

./tvklan.al