Një e-mail i brendshëm në drejtim të personelit femëror në Komunën e Nieuw West në Amsredam, ka shkaktuar tërmet në të gjithë Holandën.

“Punonjëst nuk duhet të veshin fund ose fustan që është mbi gju. Gjithashtu edhe çizmet mbi gju janë të papërshtatshme për vendin e punës”, kjo është ajo çfarë shkruhej në këtë njoftim, drejtuar të gjithë personelit femëror të një prej komunave më të mëdha të Amsterdamit dhe që njihet si një zonë shumë e populluar nga emigrantë të fesë myslimane.

Por menjëherë ky njoftim ka shkaktuar një “tërmet” në faqen në Twitter të Komunës. Kjo e fundit është bombaduar nga mesazhe kritike dhe ironike kundër kësaj mase.

Pyetja që është shtuar është : Si mundet që në Amsterdam, në një nga kryeqytet më liberalë të Europës, i njohur për lëvizjet feministe dhe shumë aktive për mbrojten e të drejtave civile, të ndalohen minifundet ose çizmet e konsideruara seksi?

Por protesta ka shkuar dhe më tej. Shumë lëvizje dhe parti të djathta e kanë cilësuar këtë mesazh si një “nënshtrim ndaj Islamit” duke shtuar se ky mail ishte shkruar për me tepër, nga një drejtuese femër e personelit.

Në zjarrin e polemikave komuna e Amsterdamit kanë sqaruar se e-maili nuk ndalonte minifundet, por kishte të bënte me një rast specifik, kur një punonjëse ishte paraqitur në punë me një fund aq  të shkurtër, sa kishte terrorizuar drejtoreshën e trunit të saj.

Ndërkohë që polemika vijon dhe në të janë pëfshirë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në vend, punonjëset e komunës nuk e kanë zbatuar udhërin e ardhur nga lart./tvklan.al