Policia Kufitare e Rinasit ka bërë të mundur ndalimin e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Dritan Beqiraj ( Bakalli)  43 vjeç , lindur dhe banues në Durrës, kërkohet nga drejtësia italiane për një seri krimesh si “Rrëmbim personi”, Armëmbajtje pa leje”, ” Kanosje” dhe ” Mbajtje lëndësh narkotike”.

Pwr këto vepra penale në shtetin fqinj, ai është dënuar me 25 vite e 6 muaj burg, nga Gjykata e Apelit të Firences në Itali, me një vendim të vitit 2007.

Personi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga  Interpol Roma/Itali me datë 21.03.2016.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë./tvklan.al