Daria Aslamova dyshohet si e përfshirë në spiunazh

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Zvelça njoftoi se këtë të shtunë është ndaluar në një pikë kalimi kufitar në veri të vendit gazetarja ruse, Daria Aslamova.

Sipas tij, shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares.

Ajo ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke bërë propagandë për pushtimin rus.

Ministri tha se tentativa e saj për të hyrë në Kosovë përkon me zhvillimet në veri të vendit.

Tv Klan