Prej 3 ditësh policia e shtetit dhe prokuroria e Krimeve të rënda janë duke zhvilluar me intesitet hetimet për laboratorin e heroinës të zbuluar në fshatin Brenog të Hasit. Ende policia nuk ka dalë me një njoftim zyrtar, por mesohet se pas 5 personave të arrestuar në flagrancë, një tjetër është vënë në pranga.

Burime të TV Klan thanë se personi i arrestuar është një biznesmen turk i cili operonte në industrinë e tekstileve në vend. Nuk dihet roli i biznesmenit turk në këtë rrjet të trafikut, por hetuesit kanë forcuar dyshimet se linja e trafikut të heroinës niste nga Afganistani, për të kaluar në Turqi, Kosovë dhe për të përfunduar në Shqipëri. E paqartë është edhe sasia e drogës së sekuestruar. Fillimisht u tha për 100 kilogram heroinë, por të dhënat e fundit thonë se ajo mund të jetë edhe më e madhe. Deri tani dihet se prangat i janë vënë Xhevit Shutit, kryefamiljari dhe pronari i shtëpisë ku u gjet laboratori i përpunimit të heroinës.

Ai ka thënë se ka pasur kontakte me një person për të dhënë me qera ambientin për përpunimin e bimëve medicinale, por nuk ka treguar emrin e tij. Mësohet se Shuti ka qenë i arrestuar në Turqi për trafik narkotikësh. Në pranga kanë rëndë edhe Anila dhe Mustafa Shuti si edhe Vehbi Barushi dhe Flamur Çela. Laboratori i heroinës ishte mbajtur prej kohësh në vëzhgim nga policia e cila sërish ka dyshime se organizatorët kryesor të këtij rrjeti vijojnë të jenë në arrati.

Tv Klan