Dyshime për pastrim parash
Një shqiptar është arrestuar nga policia holandeze pranë kufirit me Gjermaninë.
Shqiptari po udhëtonte me makinë në autostradë kur u ndalua për kontroll nga autoritetet e Holandës. Në vendin e gomës rezervë të makinës së tij, shqiptarit iu gjet e fshehur një shumë e konsiderueshme parash.
Bëhet fjalë për 110 mijë Euro, të cilat shqiptari nuk ishte në gjendje t’i justifikonte. Ai u ndalua dhe u shoqërua në polici për të dhënë shpjegime për shumën e parave.
Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i ditur, ndërsa mediat vendase shkruajnë se ai nuk ka një adresë të saktë vendbanimi. Policia holandeze vijon hetimet për këtë rast. /tvklan.al