Një mjet lundrues është ndaluar nga autoritetet shqiptare që kishte hyrë në Portin e Sarandës përmes Korfuzit. Në bordin e skafit “Libertas” ishin tre persona, një turk dhe dy rusë.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe nga shkëmbimi i informacioneve me autoritetet greke dhe malazeze, rezultoi se skafi ishte i vjedhur në Turqi dhe është në pronësi të një gruaje.

Policia bllokoi mjetin lundrues dhe arrestoi kapitenin, 47-vjeçarin turk me iniciale D.U. për veprën penale “trafikim i mjeteve motorike”. Lidhur me këtë ngjarje, u vu në dijeni edhe pala turke për të njoftuar pronaren e mjetit lundrues. /tvklan.al