Klosi: Deri në fund të Marsit lidhni kontratat

Bashkitë në qytetet bregdetare duhet të përcaktojnë zonat publike dhe privatë në plazh dhe të lidhin kontratat brenda Marsit.

Në Komitetin Rajonal të Durrësit për Turizmin, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tërhoqi vëmendjen ndaj drejtuesve vendorë që të respektojnë afatet.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në bashkëpunim me atë të Financave do të bëjnë regjistrimin e të gjithë hoteleve për të krijuar një data bazë elektronike të plotë.

Tv Klan