Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur e aktorit të madh Bujar Lako, ka shkaktuar dhimbje dhe lot në sy të shumë aktorëve, kolegëve të tij, por dhe disa politikanëve. Të shumtë në numër kanë qenë reagimet në rrjetet sociale, ku aktorët kanë shprehur ngushëllimet për familjen e Bujar Lakos.

Reagim ka pasur dhe nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të aktorit të madh Bujar Lako. Ngushëllimet kanë qenë të shumta dhe nga miqtë e aktorit. Gjithashtu, kryeministri  Edi Rama, kreu i opozitës, Lulzim Basha dhe deputeti Ben Blushi, kanë shprehur ngushëllimet për familjen e aktorit, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pas një ataku në zemër.

 

Mirela Kumbaro

“I

ke pabesisht Bujar Lako, por mbete perjetesisht Gjeneral Gramafoni! Lamtumire Artist ndonese nuk na iken dot!”. 

“Gjeneral Gramafoni”, vulosur me mjeshtëri nga loja e Lakos. Aktori i madh u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, pas një ataku kardiak, duke lënë pas shumë dhimbje

.

Monika Lubonja 

Nuk mund ta besoj per ty Bujo. Nuk dua ta besoj kete lajm…

Sot lote ikin dhe nuk mbahen per ty shoku im miku im…Do na mungoj figura jote madheshtore, zeri jote i ngrohte…pse ike kaq shpejt miku im…ne kishim nevoj shume per ty Bujo..pse o Zot na i more dhe kete artist te madh.

Sot fjala me ka ngelur ne goje…e lotet rrjedhin pa pushim.

Mevlan Shanaj

Klithme nga qielli nga shpirti, gjithë ajri me merr frymën , ka ikur Bujo!! Lajm i dhimbshëm theres që ne miqte si edhe familja e kemi të pa përballueshëm

.

Teatri Korçë

Si ka mundësi profesor? Perse duhej te ikje kaq shpejt , te largoheshe nga njerëzit qe aq shume te donin dhe i doje, nga skena qe gjithmonë e ndriçoje…Do na mungosh Bujari ynë, do i mungosh Korçës dhe gjithë Shqipërisë!

Lamtumire Bujar Lako! Respekt e mirënjohje për gjithçka i dhe skenës dhe kinematografisë! Gjithmonë do jesh mes nesh!!!

Edi Rama

Kam qenë sa ky fëmija këtu kur e njoha Bujon… E s’kam si ta besoj dot se nuk do t’i çoj dot më shishen e verës për ditëlindje e s’do ta marr më mesazhin e tij për Vitin e Ri…

ÇFARË TRISHTIMI!

Lulzim Basha

Me hidhërim të madh, mora vesh lajmin për ndarjen nga jeta të Bujar Lakos. Zemra e tij pushoi sot në mëngjes herët, duke e larguar fizikisht nga kjo botë ikonën e skenës dhe kinematografisë shqiptare. Artist i papërsëritshëm që i dha jetë si askush tjetër personazheve të ngulura në memorien e publikut, Bujari ishte një njeri i madh po ashtu, që kurrë nuk hoqi dorë nga përunjësia dhe sjellja njerëzore, megjithë arritjet e mëdha dhe lavdinë e merituar në art. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, për Mirën dhe Bojkenin, për miqtë e dashamirësit, për admiruesit dhe ndjekësit e panumërt të artit, kinemasë, dhe roleve të të madhit Bujar Lako. U prehtë ne paqe!

Ben Blushi

Bujar Lako ishte aktori më i çuditshëm dhe ndoshta më i guximshëm i viteve kur kinemaja shqiptare ishte e vetmja dritare në Shqipërinë e mbyllur te diktaturës. Në ato kohë Bujarin e shihja të paktën dy herë në ditë. Paradite në bulevardin e Tiranës ku bashkë me miqtë e mi ëndërronim të kishim një mjekër si e tij dhe çdo darkë në televizor kur ai luante si një demon i zbutur nga arti. Tani që nuk është më ecja e tij e vetmuar në bulevard më duket sikur ka qenë roli i tij më i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve që e humbën

./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”96″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” ajax_pagination=”1″ maximum_entity_count=”500″]