29 Marsi është shpallur ditë zie kombëtare në nderim të Bashkim Finos i cili humbi jetën për shkak se ishte infektuar me koronavirus. Të gjitha institucionet shtetërore dhe publike janë urdhëruar që të ulin flamurin në gjysmështizë. Ky është momenti ku në institucionin e Presidencës, flamuri kombëtar ulet në gjysmë shtizë.

“Flamuri kombëtar në institucionin e Presidentit të Republikës ulet në gjysmë shtizë në nderim të të ndjerit Bashkim Fino, Kryeministër i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe deputet në disa legjislatura”, thuhet në një njoftim nga zyra e shtypit të Presidencës.

Bashkim Fino humbi jetën për shkak të komplikacioneve shëndetësore nga koronavirusi. Ai ishte infektuar me Covid prej një muaji, por nuk mundit të fitojë dot betejën për jetën./tvklan.al