Ndarja nga jeta e Gjergj Xhuvanit, Meta: E parakohshme, humbje për artin shqiptar

Ndarja nga jeta e Gjergj Xhuvanit, Meta: E parakohshme, humbje për artin shqiptar

16:24 14/08/2019

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të regjisorit Gjergj Xhuvani.

Kreu i shtetit thotë se arti shqiptar ka humbur një regjisor të spikatur, puna e të cilit do të kujtohet gjithmonë me respekt.

Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen sot nga jeta të Gjergj Xhuvanit! Ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që Ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar.

I shpreh familjes, miqve e bashkëpuntorëve të tij ngushëllimet më të thella e të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre! Gjergj Xhuvani na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, që nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend gjithmonë. I përjetshëm kujtimi i Tij”, shprehet Presidenti Ilir Meta. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT