I trishtuar për lajmin e ndarjes nga jeta të ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga është shprehur Kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e quan ish-ministrin “

burrë i paqtë e i arsyeshëm që diti gjithnjë të mos prishë qejf me asnjë.

Afro 4 muaj pas një ishemie cerebrale në tru, ish-Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga ndërroi jetë këtë të hënë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë në moshën 69-vjeçare. Megjithë mjekimin e specializuar në Turqi, gjendja e tij, ndonëse e stabilizuar nuk ishte rikthyer në atë optimalen. Për kurimin e tij qeveria akordoi dhe një fond prej 1.9 milionë lekësh, por problemet shëndetësore vijuan edhe pas ardhjes në Shqipëri./tvklan.al