Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kantautorit Kujtim Prodani, i cili humbi jetën sot si pasojë e sëmundjes Covid-19.

Në një reagim në rrjetet sociale, Presidenti Meta shkruan se muzika dhe këngët e Kujtim Prodanit do të dëgjohen përherë.

“Një humbje e madhe për artin shqiptar! U shua sot kantautori ynë i shquar, artisti virtuoz dhe qytetari model, Kujtim Prodani, djali i dy prindërve të mrekullueshëm dhe artistëve të paharruar Anita Take dhe Agim Prodani.

Shumë dhimbje! Ngushëllimet më të ndjera të afërmve, komunitetit të këngëtarëve dhe të gjithë artdashësve.

Këngët dhe muzika e Kujtim Prodanit do dëgjohen përherë”, shkruan Presidenti Ilir Meta. /tvklan.al