Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, që u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se kujtimi i saj do të jetojë gjithmonë.

Një zë i rrallë dhe një zonjë e rrallë, Nexhmije Pagarusha, nuk është më mes nesh, por brenda i pashlyeshëm mbetet kujtimi i saj. Prehu në paqe zonjë e madhe”, shkruan Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al