Këngëtarja e njohur, Shakira është rikthyer të flasë për ndarjen nga ish-futbollisti, Gerrard Pique.
Pas 12 vitesh në lidhje, ata vendosën t’i japin fund marrëdhënies mes tyre. Në lidhje me këtë, Shakira foli për “N+”, duke thënë se mund të gjendet lumturia edhe kur ka dhimbje.
Ndër të tjera, ajo zbuloi edhe ku e gjeti forcën për të ecur përpara.
“Kam mësuar se mund të jesh e lumtur edhe me dhimbje apo një plagë që nuk shërohet. Është si të jesh në një festë me këmbë të lënduara dhe përsëri të kërcesh. Të gjithë mundohen të ringrihen në mënyrën e tyre. Unë këtë e bëj duke shkruar këngë. Kam hequr një peshë të madhe nga supet”, tha Shakira.
Pique dhe Shakira njoftuan ndarjen mes tyre ne Qershor të vitit 2022, ndërsa kanë dy fëmijë bashkë. /tvklan.al