Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel përsërit se uron që brenda fundit të Qershorit ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të jetë zgjidhur, dhe si Shqipëria ashtu dhe RMV të nisin formalisht rrugën drejt BE. Nëse kjo nuk ndodh, Michel tha se situata duhet rishikuar dhe theksoi se qëndrimi i kryeministrit shqiptar për t’u ndarë nga RMV, për është plotësisht e arsyeshme.

“Do përpiqem të them se kur kjo ndarje u urua në drejtimin e anasjelltë lidhur me situatën me dy vendet natyrisht është shumë e përligjur që në Shqipëri të ketë padurim lidhur me këtë çështje, për të kaluar këtë pengesë dhe për të filluar këtë negociatë sa më shpejt të jetë e mundur. Unë jam një partner dhe një mik i angazhuar plotësisht për të zgjidhur vështirësitë me të cilat jemi konfrontuar, ia kam thënë këtë kryeministrit. Pas disa javësh do të kemi një mbledhje të fundit të Presidencës franceze, janë realizuar përpjekje të mëdha politike lidhur me këtë, për të zgjidhur këtë situatë. Ne do ta bëjmë vlerësimin në muajin qershor. Unë shpresoj ende me gjithë zemër që do të jemi në gjendje para fundit të qershorit që ta bëjmë këtë gjë. Natyrisht nëse kjo nuk ndodh duhet ta rishohim situatën dhe pozita e kryeministrit është plotësisht e arsyeshme dhe e përligjur lidhur me këtë”.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama ritheksoi se Shqipëria nuk do të ndahet nga Maqedonia e Veriut, nëse Bullgaria hap rrugën.

“Patjetër që kjo mbetet për t’u parë, por ajo që ne do të bëjmë është ajo që thashë. E kemi thënë me kohë që ne nuk kërkojmë të ndahemi nga Maqedonia e Veriut për sa kohë ka akoma hapësirë që të mendohet se Bullgaria mund të hapë rrugën dhe siç e dini, bëmë dhe një konsultim kombëtar ku përfshimë qytetarët e vendit që të japin opinione dhe ishin thuajse gjysmë milionë shqiptarë që u shprehën dhe thanë që nëse edhe me përmbylljen e presidencës franceze kjo çështje nuk do të zgjidhet, atëherë ne jemi në të drejtën tonë që të kërkojmë që të dalim nga rrezja e konfliktit që Bullgaria ka hapur me Maqedoninë e Veriut. Do t’i drejtohemi patjetër të gjithëve. Unë e kam bërë të qartë edhe sot e biseduam, e kam bërë të qartë në të gjitha takimet që kam pasur të nivelit më të lartë që ky do të jetë qëndrimi ynë, por deri në fund kur të behet mbledhja e Këshillit Europian, edhe në mbledhjen e Këshillit Europian ku jemi të ftuar, qëndrimi ynë është që të hapen zyrtarisht negociatat për të dyja. Kjo është njëra”./tvklan.al