“Vizitat periodike të grave dhe vajzave, shmangin përkeqësimin e shëndetit”

Pas përmbylljes së “Tetorit Rozë”, zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu u takuan me gratë dhe vajzat e kompanisë Alpetrol në Patos. Të dyja theksuan se rozë duhet të jetë i gjithë viti, për kujdes sa më të shtuar.

“Gratë kanë përgjegjësi shumë të mëdha sepse duhet të kujdesen vetë për gjithçka, prandaj nuk na del koha të merremi me veten. Nuk e di pse kemi mendimin që ne jemi prej hekuri ndërsa burrat janë prej xhami, fëmijët prej xhami, prindërit prej xhami. Kujdesuni për veten, jo vetëm në Tetor, sepse nuk pyet kanceri për muajin. Bëjini kontrollet në kohë sepse duke u kujdesur për veten kujdeseni edhe për fëmijët dhe për gjithë të tjerët.”

Gjatë gjithë vitit ju duhet t’i ktheni sytë nga vetja, të kujdeseni për veten. Është shumë e rëndësishme, prandaj kemi dashur ta përçojmë gjatë gjithë muajit tetor mesazhin për të pasur kujdes. Gratë, nënat, motrat duhet të kujdesen për veten gjatë gjithë vitit. Nëse gruaja është mirë me shëndet edhe familja është e shëndetshme dhe gjithë komuniteti funksionon më mirë. Ndërgjegjësimi është rritur shumë dhe një lajm i mirë që na vjen nga të dhënat është që fataliteti është ulur sepse rastet e evidentimit janë rritur.”

Dy mamografitë lëvizëse që përgjatë Tetorit kanë qenë në vende të ndryshme u kanë ofruar mundësinë e kontrolleve falas edhe 130 grave dhe vajzave të “Alpetrol”.  

Klan News