Ndërhyri në kollonat e pallatit, arrestohet pronari i lokalit


Ndërhyri në kollonat e pallatit, arrestohet pronari i lokalit

18:15 26/07/2020

“Ndërtesa u shemb në 26 Nëntor, humbën jetën 2 persona”

Kur kanë kaluar 8 muaj nga tërmeti i 26 Nëntorit, Policia e Durrësit ka vënë në pranga pronarin e një lokali që ndodhej në katin e parë të një pallati që u shemb nga lëkundjet.

Në pranga ka përfunduar Artur Terziu pasi akuzohet se ndërhyri në kollonat mbajtëse të pallatit 6-katësh, duke sjellë shembjen e tij dhe për pasojë humbën jetën në rrënoja 2 persona.

Ndaj Tërziut rëndon akuza e  vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, ndërsa më herët gjykata ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg.

Referuar hetimeve të Prokurorisë së Durrësit, ka rezultuar se 44-vjeçari Terziu që administronte lokalin Barons, ka holluar muret dhe bazamentin mbajtës të pallatit, me qëllim përfitimin e hapësirave të mjaftueshme për lokalin e tij.

Gjithashtu, sipas dosjes së prokurorisë, Terziu ka shfrytëzuar edhe taracën e pallatit ku ndodhej lokali, ku kishte vendosur tre depozita uji voluminoze në funksion të biznesit të tij.

Tv Klan




Të ngjashme