Gjykata e lë në detyrim pronarin e lokalit

Gjykata e Durrësit ka lënë në masën detyrim paraqitje Artur Terziun, pronarin e lokalit “Barons” te pallati që u shemb nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe ku humbën jetën 2 persona.

Ai akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese pasi ndërhyri në katin e parë në kundërshtim me rregullat.

Nga hetimet e prokurorisë së Durrësit ka rezultuar se 44-vjeçari ka dobësuar muret dhe bazamentin mbajtës të pallatit, me qëllim përfitimin e hapësirave të mjaftueshme për lokalin e tij.

Sipas dosjes së prokurorisë, Terziu ka shfrytëzuar edhe tarracën e pallatit ku ndodhej lokali, ku kishte vendosur tre depozita uji voluminoze në funksion të biznesit.

Tv Klan