Inspektorja Sulltane Kuka hoqi nga sistemi “Alert” një automjet në Lezhë kundrejt ryshfetit

Inspektorja e policisë Sulltane Kuka, në Komisariatin e Policisë Rinas, është vënë në pranga nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore. 29-vjeçarja akuzohet se ka ndërhyrë ne sistemin e policisë për të hequr nga “Alerti” automjetin në pronësi të Leonard Karrukës.

Automjetet nxirren në sistem “Alert” për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugorë ose kur kërkohet një verifikim i thelluar nga drejtësia për origjinën e makinës.

Sulltane Kuka e cila akuzohet për 3 vepra penale dyshohet se ka marrë para në këmbim të heqjes së sinjalizmit nga sistemi i policisë së shtetit për këtë person.

Pas vënies në pranga të 29-vjeçares, Drejtoria e Standarteve ka kërkuar largimin e përhershëm nga radhët e uniformave blu. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku firmosi përjashtimin e inspektores nga detyra.

Klan News