Derbi i Merseyside u ngjyros me të kuqe, pas fitores minimale të Liverpool ndaj Everton. Goli i shënuar nga Diogo Jota rezultoi vendimtar për fitoren e 100-të ndaj rivalëve të përjetshëm dhe e shkëput skuadrën e Slot në krye me 12 pikë më shumë se Arsenali.

Megjithatë, si derbit e tjerë dhe ky mes Liverpool dhe Everton nuk kaloi pa polemika. Në minutën e 11-të, James Trakowski u shfaq agresiv duke bërë një ndërhyrje të ashpër ndaj Alexis McAllister.

Ndonëse ndërhyrja ishte shumë e ashpër, arbitri u mjaftua me një karton të verdhë, edhe pas miratimit të VAR.

Futbollisti anglez kërkoi falje pas ndeshjes për ndërhyrjen, por kjo nuk e ndali irritimin e tifozëve. Partnerja e tij, Samantha zbuloi në rrjetet sociale se kanë marrë kërcënime me jetë.

“Ai dhe unë kemi marrë komente vulgare dhe kërcënime me vdekje. Kjo është e neveritshme. Njerëzit harrojnë se James është më shumë se një futbollist. Ai është bashkëshort, djalë i një nëne, vëlla dhe mbi të gjitha, baba i dy fëmijëve. Ka kaq shumë urrejtje për të. Seriozisht e keni?! Ne jemi njerëz dhe kjo shkon përtej futbollit”, shkruan ajo.

Everton ka dënuar akuzat në dhe është në kontakt me Trakowskin, gruan e tij dhe policinë që po heton incidentin. /tvklan.al