Ne 5 Maj të këtij viti “Stop” ishte në Laprakë në shkollën “28 Nëntori”. Arjan Karriqi tregoi se kishte vajzën në klasën e tretë të diagnostikuar me prapambetje mendore. Pavarësisht se kishte dorëzuar dokumentet në Drejtorinë Arsimore, e bija nuk kishte mësues ndihmës.

“Stop” takoi drejtorin e shkollës, Albert Prifti, i cili u shpreh, se me këtë rast është njohur që në klasën e parë. Por sipas tij, prindi i vajzës, vetëm në Mars 2022, ka çuar raport mjeko-ligjor. Pas një ballafaqimi mes prindërve dhe drejtorit rezultoi, se ishte komisioni mjeko ligjor, që nuk i kishte lëshuar dokumentin, duke pretenduar, se kërkohej dokument për KEMP dhe jo për mësues mbështetës.

Më shumë se një muaj pas transmetimit, Arjan Karriqi tregon se falë emisionit tonë, u sigurua mësues ndihmës për vajzën e tij. 

Jeni të mrekullueshëm, falë jush, bashkë me gazetarët tuaj u bë e mundur që vajzës sime ti jepet mësuese ndihmëse. Ka filluar. Kismet Zotit sa të fillojë e të shkruajë”, tha babai i vajzës./tvklan.al