Ekspertiza mjeko-ligjore: Shkaktoi insuficensë multiorganore të pakthyeshme
Ekspertët e mjekësisë ligjore, të cilët janë marrë me përcaktimin e shkakut të vdekjes së 3-vjeçarit, Brian Spahiu në klinikën e mjekut, Roland Xhaxho, kanë dhënë shpjegime në Prokurorinë e Tiranës. Hetuesit i kanë marrë në pyetje në lidhje me rezultatet e akt-ekspertizës, të cilën ja kanë vënë në dispozicon organit të akuzës disa ditë më parë.
Përpos mjekëve, hetuesit kanë marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë në lidhje me këtë çështje. Po ashtu, burime nga prokuroria kanë bërë me dije se janë duke verifikuar edhe rastet e tjera të bëra publike në media në lidhje me pretendimet për klinikën e mjekut Xhaxho.
Sipas dëshmisë së prindërve, djalit i është bërë anestezi totale. Pas përfundimit të procedurave, ata kanë marrë fëmijën dhe janë larguar drejt banesës. Por pas disa orësh, 3-vjeçari është ndjerë keq. Ai është dërguar në urgjencën e spitalit të pediatrisë, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Familjarët pretendojnë se mjeku nuk u ka dhënë informacionet e nevojshme për ndërhyrjen me anestezi totale për t’i rregulluar fëmijës 14 dhëmbë.
Ndërkohë që mjeku në daljet e tij publike ka shpjeguar se ajo është një procedurë që bëhet në të tilla raste dhe se djali mund të ketë humbur jetën si pasojë e një problemi tjetër shëndetësor që ka pasur në zemër.
Klan News