Për herë të parë riparimi i valvolës së aortës me metodë inovative

Një ndërhyrje kirurgjikale e rrallë është finalizuar me sukses në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Bëhet fjalë për riparimin e valvolës së aortës me metoda inovative.

Duke qenë se kjo ndërhyrje realizohet për herë të parë në Shqipëri, ka reaguar edhe Kryeministri Rama që përveçse e konsideroi një moment të rrallë, postoi edhe rrëfimet e mjekëve që realizuan ndërhyrjen e vështirë.

Kardiokirurgët që kryenë ndërhyrjen thonë se valvola e aortës është një kirurgji sfiduese sepse për nga vetë anatomia ajo është më komplekse.

Gjatë 2 muajve të fundit janë realizuar 4 ndërhyrje të tilla, të cilat kanë rezultuar të suksesshme.

Tv Klan