Ndërhyrje pas 50 vitesh në rrjetin e Ujësjellësit

Ndërhyrje pas 50 vitesh në rrjetin e Ujësjellësit

19:40 30/04/2019

Banorët e kryeqytetit dhe të zonave përreth nuk do të kenë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm. Bashkia e Tiranës, sëbashku me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, prezantuan projektin për “Rehabilitimin e rrjetit hidrik të Tiranës”, një investim në vlerën e rreth 10.5 milionë eurove, me financimin e qeverisë italiane përmes Kooperacionit Italian në Tiranë.

“Nuk është prekur ky rrjet dhe ky sistem prej vitesh, ndoshta që në kohën e xhaxhit, 50 vjet. Një herë në 100 vjet e kemi takatin që t’i japim Tiranës një linjë të dedikuar që dyfishon sjelljen e ujit nga Bovilla në impiant dhe pastaj përmirëson nga impianti deri te çezma fundore”,

tha Veliaj

.

“Nga ana teknike ky investim do të mundësojë ndërtimin e një linje transmetimi me standardet që operojnë vendet anëtare të BE; Shmang abuzimet nga ndërhyrjet në rrjet dhe kalon në nivelin zero humbjet e volumit të ujit në linjën e transmetimit

“, u shpreh Ministrja Balluku.

Edhe ambasadori italian theksoi rëndësinë që ka ky investim për banorët e kryeqytetit.

“Tirana është një qytet me një popullsi gjithnjë e në rritje dhe ky investim i qeverisë italiane ka një impakt me rëndësi të madhe për banorët në furnizimin me ujë të pijshëm”,

Cutillo.

Tashmë edhe zonat e Astirit, të Kasharit dhe ish-Komunës nuk do të kenë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm, që vinte kryesisht nga çarja e tubacioneve tejet të amortizuara.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT