“Ndërhyrje për të zgjidhur urgjent krizën”

“Ndërhyrje për të zgjidhur urgjent krizën”

22:20 29/10/2019

Yuri Kim: Do të nxis liderët. Ngrini sa më shpejt SPAK dhe BKH

Diplomatja e karrierës Yuri Kim, e propozuar nga Presidenti Trump si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dalë këtë të martë përpara komisionit të jashtëm të senatit, ku ka shpalosur objektivat dhe strategjinë e saj. Pika më e nxehtë konsiderohet zgjidhja e krizës politike dhe mbështetja e fortë amerikane për reformat, sidomos atë në drejtësi, me ngritjen e SPAK dhe BKH, si edhe goditja e krimit të organizuar dhe korrupsionit. 

“Në mënyrë urgjente, do t’i shtyj liderët shqiptarë të zgjidhin ngërçin aktual politik për të forcuar pozitat e Shqipërisë për negociatat në BE dhe marrjen e presidencës së OSBE-së. Aspiratat evropiane të Shqipërisë dhe reformat e nisura do të sjellin më shumë prosperitet dhe stabilitet për vendin dhe rajonin. Në mënyrë thelbësore, do të forcoj mbështetjen dhe asistencën e shteteve të bashkuara për Shqipërinë në kuadër të forcimit të shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar. SHBA do të vijonë të inkurajojnë Shqipërinë në zbatimin e plotë të reformës në drejtësi, procesit të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ngritjes së strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Do të dyfishoj angazhimin dhe asistencën teknike amerikane për hetimin, ndjekjen penale dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.”

Në fjalën e saj, e nominuara për ambasadore u ndal edhe në dy pika të tjera, përmbushjen e angazhimit të anëtarëve të NATO-s për dhënien e 2 përqindëshit të GDP-së për mbrojtjen e aleancës, bashkëpunimi ndërkombëtar kundër terrorizmit, si edhe rritja e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve amerikane në Shqipëri. Kim u propozua nga Trump në Qershor për të zëvendësuar Donald Lu, i larguar tashmë prej më shumë se një viti nga Shqipëria pas përfundimit të mandatit, për tu emëruar si ambasador në Kirgizstan. 

Klan Plus




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi