Mediat i kushtojnë një hapësirë të veçantë

Përshëndetje me top për të nderuar Dukën e Edinburgut do të zhvillohen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, në Gjibraltar dhe nga anijet luftarake në det. Goditjet me top do të mbahen në 41 raunde, 21 herë në nderim të ushtarakut të lartë dhe 20 herë si pjesëtar i një familje mbretërore, në qytetet më të mëdha duke përfshirë Londrën, Edinburg, Cardiff dhe Belfast.

Në përpjekje për të shmangur turmat dhe rrezikun për infektim nga pandemia Pallati Buckingham i ka kërkuar publikut të mos dërgojë buqeta me lule në përkujtim të Dukës, por në vend të saj ata mundet të lënë mesazhet e tyre në librin e ngushëllimeve në faqen zyrtare të pallatit mbretëror.

Në katedralen në Abbey Westminster, këmbanat do të bien plot 99 herë në nder të çdo viti të jetës së Dukës.

Mediat e huaja e kanë hapur faqen e tyre të parë me vdekjen e Princit Philip. Gazetat dhe revista të shumta i ka kan kushtuar artikuj të veçantë jetës së Dukës si dhe karrierrës duke shkruajtur se ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm.

Gazetat në të gjithë botën i kanë bërë jehonë vdekjes së Dukës së Edinburgut, Princit Philip. Shtypi britanik ka shkruar një sërë artikujsh të ndryshëm për jetën, karrierën dhe atë që la pas Duka.

“Lamtumirë, i dashuri im”, thotë Daily Mail në faqen e saj të parë. Mirror merr një qasje të ngjashme me titull “Mirupafshim, i dashuri im”, së bashku me një fotografi të çiftit mbretëror.

Faqja e parë e Guardian dominohet nga një portret bardh e zi dhe titulli “Princi Philip 1921-2021” . Telegraph gjithashtu shkruan një artikull special 24 faqësh që përfshin arratisjen legjendare të Philipit nga Korfuzi.

Times ka përdorur një fotografi me veshje ushtarake dhe në pjesën e pasme. Princi i ndjerë kishte një dashuri për shkollën në Gordonstoun në Skoci, shkruan dhe gazeta rajonale, Aberdeen Press & Journal.

Times of India mbart një foto të vogël dhe historia e saj fokusohet në tri udhëtimet e Princit të Indisë shumë dekada më parë.

Në Francë, Libération nuk kryeson në histori, por ka fotografinë e kapelës dhe një titull ku lexohet “Shëtitja e fundit e Princit”. USA Today e hap faqen e parë më një foto por artikulli është i fokusuar tek fakti nëse Harry dhe Meghan do të marrin pjesë apo jo në varrim.

Tv Klan