Një deputet homoseksual në Zelandën e Re, pasi ka mbaruar lejen e lindjes ka marrë në parlament fëmijën e sapolindur.

Tamati Kofei është babai që ka impresionuar të gjithë prindërit me këtë veprim aspak të zakontë në vendin e punës. Ai ka marrë djalin në një seancë parlamentare dhe e ka mbajtur në krahë dhe e ka ushqyer me biberon. Kështu, parlamentit, organit më të lartë legjislativ, iu dhuruan disa buzëqeshje të pafajshme për pak çaste.

Këtë ndodhi sa të papritur dhe të bukur, e kanë postuar në rrjetet sociale edhe miqtë e deputetit. “Bukur të kesh një fëmijë në “shtëpi” dhe çfarë bukuroshi”, ka shkruar një nga miqtë e tij.

Kofei është shprehur për gazetarët se zakonisht poltroni i folësit përdoret nga presidenti, por këtë radhë vendin e tij e ka zënë një i ftuar i jashtëzakonshëm.

Mesa duket nuk do të shohim vetëm nënat teksa sakrifikojnë për fëmijët, por edhe baballarët.

Klan Plus