bashkia

Grumbullimi i mbetjeve për zonën e qëndrës së kryeqytetit pritet të bëhet nga një ndërmarrje publike, nën shembullin e modelit që aplikon bashkia e Veronës në Itali.

 Verona është një ndër bashkitë që i pastron dhe  menaxhon vetë mbetjet  e qytetit. Kryebashkiaku i saj u shpreh se kjo marrëveshje do të shërbejë që Tirana të ketë aftësinë e saj organizuese në menaxhimin e punëve publike. Përpara firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dhuroi “Çelësin e Qytetit” kryebashkiakut të Veronës, Flavio Tosi.

Tv Klan