Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Aktori i Estradës, pantonimave dhe mjeshtri i batutave shkodrane Gëzim Kruja nderohet me titullin “Krenaria e qytetit”. Ka shërbyer ceremonia e festimit të 60 vjetorit të lindjes së tij që Këshilli Bashkiak i qytetit të Shkodrës t’i dorëzojë këtë titull pas 40 vitesh karrierë.

Megjithëse prej 15 vitesh në skenën e Estradës ai mbante titullin “Artist i Merituar”. 40 vjet sukses dhe kontribut, jo veç në Estradë por edhe në trupat amatore, ku ka qenë edhe motivacioni për ta shpallur krenari të qytetit. Krijuesi i së parës trupe private në Shkodër edhe në festimin e 60 vjetorit të tij apo në ceremoninë e dhënies së titullit ka dalë jashtë çdo zyrtarizmi.

Trupa të cilin vetë Gëzim Kruja drejton ka dhuruar një shfaqje për nder të regjizorit të saj, duke u cilësuar si shfaqja më e bukur e sezonit në teatrin “Migjeni”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti